Deputeti Vasil Llajo në konferencën ndërkombëtare në Tbilisi: Në fokus vlerat europiane dhe bashkëjetesa fetare

08 Oct 2026 • 14:38
Shpërndaje:

Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Vasil Llajo, po merr pjesë në Tbilisi të Gjeorgjisë, së bashku me deputetin Pirro Dhima, në konferencën ndërkombëtare “Themelet e Qytetërimit Europian dhe 1700 vjet nga Kristianizmi në Gjeorgji”.

Në fokus të diskutimeve janë bashkëjetesa fetare, vlerat europiane dhe ndikimi i teknologjive të reja në shoqëri.

Llajo ka bërë të ditur se aktiviteti vijon, duke sjellë në vëmendje temat që lidhen me trashëgiminë europiane, dialogun ndërfetar dhe sfidat e shoqërisë bashkëkohore.

Reklamë Ola