×
E martë, 24 Nëntor, 2020

Shkencëtarët: Vaksina e Oksfordit funksionon në mënyrë perfekte

25 Tetor, 2020

Vaksina që po zhvillohet në laboratorët e Universitetit të Oksfordit po funksionon në mënyrë perfekte dhe po jep rezultatet e dëshiruara.

Mediat britanike citojnë deklaratat e shkencëtarëve që po mbikëqyrin fazën e tretë dhe vendimtare të testeve klinike të kësaj vaksinë, të cilët thanë se kjo vaksinë u ka krijuar imunitet të mjaftueshëm për të mbrojtur organizmin e njeriut nga infektimi me Covid-19.

Në dallim nga vaksinat e zakonshme që kanë si parim injektimin e varianteve të dobësuara të virusit ose sasi të pakta, produkti i zhvilluar në laboratorët e Oksfordit nxit reagimin e sistemit imunitar duke i injektuar sasi të mëdha të të njëjtës proteine që mbështjell COVID-19ën.

Me këtë metodë, sipas shkencëtarëve e gënjen sistemin imunitar duke e mbajtur gjithë kohës aktiv, pasi vetëm në këtë mënyrë e neutralizon në kohë koronavirusin kur prek qelizat për të shmangur infektimin.

Vaksina e Oksfordit po zhvillohet në bashkëpunim me firmën farmaceutike Astra Zeneka. Dy ditë më parë, një mjek në Brazil ndërroi jetë pasi ishte bërë pjesë e testeve klinike të vaksinës.

Megjithatë drejtuesit e Astra Zenekës thanë se atij nuk i ishte injektuar vaksinë, por substanca jo aktive ndaj virusit që synonin nxitjen në mënyrë natyrale të sistemit të tij imunitar, një eksperiment që i shkoi keq.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për