×
Monday, July 13, 2020

“Shën Sofia”/ Moska mban anën e Ankarasë: Është çështje e brendshme e Turqisë

July 13, 2020

Kremlini shprehet se kthimi i “Shën Sofisë” në xhami, është një çështje e brendshme e Turqisë.

Ndihmësi i ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Verishin tha se vendimi për rihapjen e Hagia Sophia-s për lutje është çështje e brendshme e Turqisë, duke thënë se as ai dhe asnjë vend tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë në vendim

“Ne fillojmë nga fakti se kjo është çështje e punëve të brendshme të Turqisë. Për nga natyra e gjërave, as ne dhe askush tjetër nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në atë “, tha Verishin, duke kujtuar se lajmet mbo vendimin për të rihapur Hagia Sophia-n e Stambollit, rezonuan në të gjithë botën.

Ai theksoi rëndësinë e Hagia Sophia-s në sensin civilizues dhe kulturor në një nivel global.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për