×
Wednesday, December 11, 2024

“Serbia s’mund të hyjë në BE pa marrëveshje me Kosovën”

February 7, 2020


Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Europian Olivér Várhelyi  tha gjatë vizitës ne Beograd se Serbia nuk mund të shkojë drejt BE pa një marrëveshje me Kosovën.

“Për të gjithë rajonin, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës janë një çështje kryesore. Të gjithë po i shikojmë të dyja vendet, në mënyrë që ato të mund të vijnë në një zgjidhje paqësore afatgjatë, por kjo nuk mund të ndodhë vetë,” tha Olivér Várhelyi.

Ai shtoi se Prishtina zyrtare duhet të heqë taksën, duke e cilësuar si hapin e parë për të rinisur bisedimet.

Komisioneri për zgjerim  tha se ishte i gatshëm të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur, por është i vetëdijshëm se bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme, prandaj edhe po tregohet shumë i kujdesshëm.

“Të dy vendet duhet të ulen së bashku dhe hapi i parë që duhet të ndërmarrë Kosova është heqja e taksës”-shtoi ai.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një letre i kërkoi dje z. Kurti që mos të heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.

“Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë eurove për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blen armë në Rusi. Rikonsideroje vendimin Albin”, shkroi z. Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk do vonohet dhe nuk do ta neglizhojë dialogun me Serbinë, por theksoi se çdo gjë duhet bërë me maturi.

Këto komente kreu i qeverisë kosovare i bëri gjatë vizitës që zhvilloi në komunën e Pejës për të inspektuar demet e shkaktuara për shkak të erërave të forta.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments