×
Monday, February 17, 2025

Serbia ekspozon flotën e re të helikopterëve.

December 7, 2019


Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka inspektuar së bashku më Ministrin e Mbrojtjes rus Aleksandar Vulin helikopterët e rinj Rostvertol Mi-35M, Mi-17 dhe Airbus H145M.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në bazën ajrore në Beograd, ai falënderoi Rusinë për mbështetjen e dhënë ndërsa lavdëroi helikopterët Mi-35 që sipas tij “nuk kanë asnjë rival”.
“Ne kurrë nuk kemi pasur një flotë kaq moderne të helikopterëve më parë. Ne kemi implementuar reforma të vështira dhe kemi arritur të sigurojmë që ushtria jonë të ketë forcë të mjaftueshme. Këta janë rojtarët e vendit e të qiellit tonë dhe ne jemi të lumtur dhe krenar që i kemi ata në vendin tonë”, është shprehur Vuçiç.

Sipas transmetuesit publik serb RTS, përveç katër helikopterëve të rinj Mi-35M dhuruar nga Rusia, janë edhe tre helikopterë të rinj Mi-17 të cilat kanë mbërritur në Serbi muajt e fundit (së bashku edhe me dy Mi-17s të dhëna më parë në vitin 2016).

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments