Rusia i dërgon SHBA-së pajisje mjekësore për luftën kundër koronavirusit

01 Apr 2020 13:14
Shpërndaje:

Rusia i dërgon SHBA-së pajisje mjekësore në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se një avion me pajisje mjekësore dhe maska u nis drejt SHBA-së nga aeroporti ushtarak “Chkalovsky” në Moskë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov dje deklaroi se “Për shkak të situatës së keqe epidemiologjike në SHBA, Rusia propozoi ndihmë me pajisje mjekësore dhe mbrojtëse. Trump e pranoi këtë me mirënjohje”.

Reklamë Ola

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike më 30 mars.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x