Rusi, mbartësit e koronavirusit gjurmohen përmes celularit

01 Apr 2020 • 18:44
Shpërndaje:

Moska është në proces e sipër të krijimit të një aplikacioni dhe të kodeve QR në celular për të verifikuar nëse popullsia respekton rregullat e izolimit, njoftoi sot një zyrtar i lartë.

Kryeqyteti rus ka urdhëruar moskovitët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin të gjitha bizneset jo thelbësore, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

“Aplikimi, i cili do të dalë në internet të enjten, do të sigurojë vetëdisiplinë”, tha Edouard Lyssenko, kreu i departamentit të IT-së në bashkinë e Moskës.

Reklamë Ola

“Teknologjia do të monitorojë pacientët me koronavirus të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi”, vazhdoi ai, duke shtuar se nuk do të nevojitet për pjesën tjetër të popullsisë së kryeqytetit.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x