×
Friday, March 29, 2024

Rriten çmimet e banesave në BE

January 22, 2020


Çmimi i banesave në Bashkimin Evropian (BE) në çerekun e tretë të vitit 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 është rritur me 4,1 për qind.

Zyra Statistikore Evropiane (Eurosat), publikoi të dhënat rreth ndryshimeve të çmimeve të njësive të banimit në çerekun e tretë të vitit 2019 në vendet anëtare.

Sipas kësaj në BE çmimet e njësive të banimit në çerekun e tretë të vitit 2019 në krahasim me çerekun e dytë u rritën me 1,5 për qind ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018 u rritën me 4,1 për qind.

Rritja më e madhe në mesin e vendeve anëtare të BE-së për periudhën në fjalë u shënua në Letoni me 13,5 për qind, pasuar nga Sllovakia me 11,5 për qind, Luksemburgu me 11,3 për qind dhe Portugalia me 10,3 për qind.

Çmimet e njësive të banimit në Gjermani u rritën me 4,9 për qind, në Francë 3,3 për qind, në Spanjë 4,8 për qind, në Britani të Madhe 1,1 për qind, në Holandë 6,3 për qind dhe në Belgjikë 3,9 për qind.

Rënie në çmimin e njësive të banimit në periudhën në fjalë u shënua në Administratën qipriote greke me 5,9 për qind, më pas 1,5 për qind në Danimarkë, 0,6 për qind në Itali, 0,3 për qind në Itali dhe 0,1 për qind në Finlandë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments