×
Tuesday, August 9, 2022

Rrëfimi i Florian Markut: Lashë shkollën për boksin dhe familja nuk më mbështeti

August 2, 2022

Kampioni ynë i boksit, me të cilin një Shqipëri e tërë krenohet kur emri i tij përmendet në ring, më 25 gusht do të ndeshet në stadiumin “Air Albania” ndaj boksierit meksikan, Miguel Ramirez.

Sfida do të jetë e vlefshme për titullin kampion botre në peshën “welter”, WBC Silver. Stadiumi ynë pritet të mbushet plotë në këtë sfidë emocionuese, dhe padyshim që ai shihet si favoriti i kësaj përballjeje. Kampioni nga Lushnja ka dhënë një intervistë të cilën e ka bërë publike në faqen e tij të Facebook, duke folur pak rreth vetes së tij.

“E kam lëne shkollen ne moshën 14-15 vjeçare, për t’iu dedikuar 100% sportit të boksit. Asokohe i thashë familjes time se për këtë vendim që mora do të shpërblehem një ditë, pasi do te paguhem mirë nga ky sport dhe do të jetojmë më mirë.

Asokohe familja ime s’më kuptonte, por ja ku jemi sot. Familja ime është më shumë se kurrë pranë meje, më kupton dhe më mbështet”, tha Marku.

“Do të dëshiroja të isha më i qetë. Si në sportin e boksit ashtu dhe në jetën e përditshme. Të mos isha flakë, ashtu sic i themi ne, gjaknxehtë.”



Comments are closed.