Rindërtimi i Shqipërisë, Macron: Me 19 ose 20 janar mbahet konferenca e donatorëve



Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë do të mbahet më 19 ose 20 janar 2020. Deklarata erdhi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë një mbledhje të liderëve të Këshillit t Europës në Bruksel.
Ai bëri thirrje për të kontribuuar në rndërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fllimisht në samitin e NATO-s në Londër. “Do të asim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar. Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, tha Macron.
Eunews.al

