Rikthehet antisemitizmi ne Gjermani, 1 në 2 hebrenj duan të largohen nga vendi



Janë ditët e Përkujtimit në Gjermani por ky vit zbuloi disa të dhëna shqetësuese për vendin. Më 9 tetor të vitit të 2019 në Halle, një djalë njëzet e shtatë vjeçar u përpoq të kryente një masakër në një sinagogë në ditën e Yom Kippur. Masakra dështoi, por ai arriti të vriste dy persona. Ky është episodi më i fundit dhe më i trishtuar në një listë të gjatë aktesh dhune, verbale dhe fizike, të cilat e kanë rikthyer fenomenin e antisemitizmit në qendër të debatit dhe opinionit publik gjerman. Sipas një sondazhi të fundit të bërë në Gjermani, 27 përqind e popullsisë në Gjermani bien dakord me disa deklarata antisemite dhe me disa stereotipe për popullin hebre. Ndërsa 41 përqind e qytetarëve thanë se “hebrenjtë flasin shumë për Holokaustin” dhe “janë më besnikë ndaj Izraelit sesa ndaj Gjermanisë“. Për këtë arsye, 1 në 2 hebrenj gjermanë sot deklarojnë se duan të largohen nga vendi pikërisht nga frika e hakmarrjes.
Janë këto të dhëna tejet shqetësuese mbi të cilat Berlini ka vendosur të ndërhyjë. Në një intervistë të botuar në të përjavshmen “Der Spiegel” me rastin e Ditës së Përkujtimit, e cila përkujton 75 vjetorin e çlirimit të kampit shfarosës të Aushvicit-Birkeanu nga Ushtria e Kuqe (27 janar 1945), Ministri i Jashtëm Gjerman, Heiko Maas u shpreh se “ duhet të ndërmerren masat në mënyrë urgjente” kundër antisemitizmitpër të mundësuar parandalimin e hebrenjve që mendojnë largohen nga Gjermania. Ministri i Jashtëm Maas u shpreh se masat duhet të ndërmerren për të ndalur ebrenjtë që duan të lënë vendin sepse mund “të bëhen një realitet i hidhur me një eksod masiv”.
Për Maas, “fakti që qytetarët hebrenj nuk ndjehen më të qetë” në Gjermani është “një makth, dhe një turp, 75 vjet pas çlirimit të Aushvicit“. Në kontrast me antisemitizmin, shton Maas, “fjalët nuk janë të mjaftueshme: ne duhet të mbrojmë më mirë institucionet dhe komunitetet hebraike, jo vetëm në Gjermani, por kudo në Evropë”. Për këtë qëllim, qeveria gjermane do të ndajë 500,000 € në favor të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE). Për më tepër, qeveria njoftoi politika shtërnguese ndaj ueb faqeve pikërisht për të frenuar mbështetjen naziste.
Sipas Maas, “çdo sulm ndaj hebrenjve është një sulm ndaj Evropës, kulturës dhe vlerave tona, sepse antisemitizmi është në kundërshtim me gjithçka që përfaqëson Evropa: toleranca, liria, dinjiteti njerëzor”. Ministri i Jashtëm gjerman vazhdon të theksojë se Gjermania duhet të “udhëheqë rrugën” në luftën kundër antisemitizmit. Prandaj është e pritshme që çështja e antisemitizmit do të jetë në qendër të presidencës së rradhës të Këshillit të BE-së dhe Këshillit të Evropës, të cilën Gjermaniai do ta marrë përsipër përkatësisht në gjysmën e dytë të vitit dhe shtatorin e ardhshëm.
Eunews.al

