×
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

Qeveria heq akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit për rreth 70 mijë fermerë

13 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “jemi në kushtet kur mund të ndërhyjmë dhe do të ndërhymë për të filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm për një regjim të ri mbi karburantin për prodhimin bujqësor. Faktikisht do të heqim nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit dhe taksë e karbonit. Menjëherë skema mund të përfshijë rreth 70 mijë fermerë të regjistruar dhe potenciali i saj është për të shkuar më tej”.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Kryeministri Rama theksoi se “do të ulim faktikisht gjysmë për gjysmë mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara në bazë të një normative të miratuar për punime tipike me mekanizim”.

“Për atë sasi nafte llogaritet vlera e barrës fiskale, e cila do të përjashtohet. Kjo vlerë e përjashtuar do të konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thashë të naftës që do të jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer. Çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qera dhe që e punon atë është përfitues potencial i kësaj skeme duke i siguruar që të ketë niptin e fermerit sipas procedurave aktuale, të cilën e disponojnë mbi 47 mijë fermerë dhe të bëjë aplikimin online për naftën falas, shumë e thjeshte pa vështirësi dhe ngarkesë”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ne besojmë që kjo është rruga për ta formalizuar të gjithë procesin e transaksioneve në bujqësi dhe për të mbrojtur deri në fund çdo fermer dhe prodhimin e çdo fermeri nga at që janë nga ata që janë më të mëdhenj në raport me të në sensin e grumbulluesve apo shpërndarësve të prodhimit. Gjithçka do të jetë online, të dhënat do të grumbullohen në bazë të një protokolli të programuar në një tabletë për të cilën ka filluar puna nga Ministria e Bujqësisë. Ashtu sikundër Ministria e Bujqësisë ka disa kohë që po punon për të përfshirë teknologji të reja të monitorimit të mbjelljeve me anë të imazheve termike apo fotografive ajrore”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “natyrisht që të gjithë ata që tërheqin naftën dhe pastaj kryejnë punimet e deklaruara përjashtohen nga skema për një numër vitesh, por kjo është thjeshtë aspekti i parëndësishëm në këtë moment”.

“Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm nafta, karburanti për prodhimet bujqësore do të jepet falas pa akcizë, pa taksën e karbonit, pa taksën e qarkullimit dhe kur them do jepet falas keni parasysh që sasia kompensuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do të jepet nga shteti”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se me këtë skemë ne u japim mundësinë fermerëve që të absolutisht pa asnjë ngarkesë burokratike drejtpërdrejt thjesht kanë niptin, futen në platformë bëjnë deklarimin e sasisë së tokës, sasia që përndryshe do të harxhohej për barrën 50% mesatarisht mbi çmimin do të jepet falas”.

Kryeministri Rama u shpreh se “qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, në drejtim të njerëzve të punës, këtu kam parasysh zerimin e taksës mbi fitimin dhe TVSH për biznesin e vogël deri në 100 milionë, zerim të taksës në fitim për biznesin deri në 140 milionë, rritjen e pagave 40% për mjekët dhe infermierët, bluzat e bardha, kam parasysh rritjen e pagave 15% për arsimtarët, ashtu sikundër kam parasysh një sërë investimesh me rendësi të madhe për ekonominë. Kjo vjen si rezultat i faktit se reformat, konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit, i financave publike, rritja e konkurrencës, rritja e të ardhurave kanë krijuar kushtet që ne ti bëjmë këto. Nuk mund të bëheshin as vjet, as parvjet, as 5 apo 7 vite më parë jo e jo , pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik, mbi hapa konsensuencialë, të cilët janë hedhur me radhë për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin dhe për njerëzit”.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për