Protestat në Francë, mbyllet Muzeu i Luvrit

17 Jan 2020 19:12
Shpërndaje:

Muzeu i Louvre-it në Paris u mbyll të premten pasi dhjetëra protestues bllokuan hyrjen e tij

Protestuesit, përfshirë disa punonjës të Luvrit, organizuan demonstratën pas një thirrjeje nga disa sindikata të majta, kundër ndryshimeve të planifikuara të në sistemin e pensionit, për të cilin ata thanë se “do të ulë pensionet e të gjithëve”.

Disa protestues këndonin “Mona Lisa në grevë, Leonardo është në grevë”.

Reklamë Ola

Gjatë protestave disa javëshe në Francë, është bllokuar transportin publik si dhe janë mbyllur shumë shkolla, spitale, gjykata dhe madje edhe shtëpitë e operave dhe Kulla Eifel.

Zyra e kryeministrit tha në fillim të kësaj jave, se vetëm sistemi i transportit publik ka humbur mbi një miliardë euro që nga fillimi i grevës.

Reklamë InterMedika

Presidenti francez, Emmanuel Macron planifikon një sistem “universal” të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta ose pensione të parakohshme, shkruajnë mediat shqiptare.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x