Një komitet i Senatit amerikan ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka ushtruar ndikim në dhënien e një kontrate fitimprurëse për tregtimin e naftës venezueliane kompanisë Vitol.
Sipas Reuters, senatorja demokrate Maggie Hassan ka ngritur dyshime për një favorizim të mundshëm të një donatori të rëndësishëm politik.
Në qendër të hetimit është një takim i pretenduar ndërmjet Vance dhe tregtarit të naftës John Addison, në dhjetor të vitit 2025. Të dy kanë mohuar zhvillimin e këtij takimi.
Vitol siguroi më pas një licencë për tregtimin e naftës venezueliane, duke ngritur pikëpyetje mbi procesin e vendimmarrjes.
Senatorja Hassan ka kërkuar dorëzimin e dokumentacionit dhe komunikimeve përkatëse deri më 14 dhjetor, me qëllim sqarimin e rrethanave në të cilat kompania përfitoi licencën.
Hetimi synon të përcaktojë nëse ka pasur ndikim të papërshtatshëm politik në procesin e dhënies së kontratës. Deri më tani, pretendimet për favorizim nuk janë provuar.


