×
Friday, February 14, 2025

Programi i Rindërtimit, Rama dhe Balla takim me kancelaren Merkel. Gjermani një vend mik dhe partner i Shqipërisë

January 27, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Berlin me Kryeministrin Edi Rama, ku do të takojnë kancelaren gjermane, Angela Merkel për Programin e Rindërtimit në prag të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se Gjermania është një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë.
“Ashtu siç garantoi Kancelarja Merkel menjëherë pas goditjes tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit se “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë”, shpresojmë se qeveria federale do të jetë një kontribues i rëndësishëm në fondin e rindërtimit”, shkruan Balla.

Sipas tij, 2020 është viti i rindërtimit, i ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

🇦🇱🤝🇩🇪#SolidaritetiGjerman

Me Kryeministrin Edi Rama sot në Berlin për takimin pas pak me Kancelaren Merkel për Programin e Rindërtimit në prag të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

Gjermania është një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë. Ashtu siç garantoi Kancelarja Merkel menjëherë pas goditjes tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit se “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë”, shpresojmë se qeveria federale do të jetë një kontribues i rëndësishëm në fondin e rindërtimit.

Viti i ri 2020 që sapo ka nisur është viti i rindërtimit, i ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re. Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments