×
Tuesday, March 21, 2023

“Programi ekonomik i PD i pavlefshëm, një paketë premtimesh me 12 pika”

January 30, 2021




I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora, deputeti socialist Anastas Angjeli ka komentuar edhe projektin ekonomik të publikuar ditën e djeshme nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas ish ministrit të Financave, ai nuk është një projekt por një paketë premtimesh me 12 pika.

“Sot nuk ka program. Ka vetëm një paketë me 12 pika, që u shpallën, që është një paketë premtimesh. E vetmja gjë, po e them me sinqeritet, që mund të debatojmë dhe të diskutojmë është: ju thoni taksë e sheshtë, ne themi taksë progresive. Pse ju thoni kjo taksë është më e mirë, pse ne themi kjo taksë është më e mirë? Këtu mund të debatohet.

PS ka mbrojtur dhe mbron idenë e një takse progresive, me filizofinë e së majtës, që kush siguron të ardhura më shumë, duhet të kontribuojë më shumë. PD shkon me një ide tjetër, të gjithë të paguajnë njësoj. Populli e gjykon e më pas voton. Por të paraqesësh program ekonomik, në fushatë elektorale, të pretendosh që marrësh pushtetin dhe të mos thuash gjë për ekonominë… Si do rimëkëmbet ekonomia?”, u shpreh Angjeli.

Deputeti i PS kritikoi kreun e PD, Lulzim Basha, i cili sipas tij, nuk tha asnjë gjë në programin e tij ekonomik mbi procesin e rindërtimit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments