Presidenti i SHBA, Joe Biden i kërkon Aleksandër Vuçiç të njohë Kosovën

07 Feb 2021 • 14:05
Shpërndaje:

Presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku i kërkon që të njohë Kosovën.

Presidenti Biden në letrën e tij i ka kërkuar Aleksandër Vuçiç arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Letra ka ardhur në kuadër të Ditës së Shtetësisë të Serbisë, ku Biden, ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë, por kërkesa e tij është që Kosova të njihet, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

Reklamë Ola

Mediat serbe shkruajnë  më the se kërkesës për njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pritet që Vuçiq sot t’i përgjigjet këtij mesazhi. 15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x