Presidenti i KE, Michel: Populli shqiptar do ecë përpara më i sigurtë se kurrë
Në fjalën e tij në konferencën e donatorëve, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh se prania në këtë konferencë, është një sinajl për të treguar vendosmërinë e KE-së për të ndihmuar Shqipërinë.
“Kjo ngjarje që na ka sjellë këtu, që ka shkaktuar kaq shumë viktima, na ka sjellë këtu për të ndihmuar. Jemi këtu për të plotësuar nevojat e këtij vendi. Ne njohim fleksibilitetin e Shqipërisë, që për ne ka shërbyer si një dritë frymëzimi. Jemi këtu për të treguar vendosmërinë si KE-së. Të gjithë shtetet anëtare kanë deklaruar vullnetin e tyre për popullin shqiptar, në momente të vështira. Kemi shpërndarë ndihma konkrete, sot jemi këtu të mobilizuar dhe nuk jemi vetëm, por jemi bashkë për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin e saj, duke nisur nga SHBA nga BB. Kjo për mua do të jetë një nga pikat e forta të BE, duhet të mbledhim gjithë komunitetin për të ndihmuar, kërkohet solidaritet. Ne duam të rindërtojmë shkolla, për të bërë bërë sa më të fortë mbrojtjen civile, duhet të punojmë krah për krah. Jemi një familje europiane, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, jemi një, kemi një të ardhme së bashku. Jemi të vendosur të intesifikojmë marrëdhëniet tona me rajonin, ndajmë interesa dhe spektrin politik dhe ekonomik. Jam i sigurtë se kjo konferencë do të jenë një sukses, sikundër jam i bindur se populli do të ecë para më i sigurtë se kurrë, dhe për këtë mund të mbështeteni te ne. “ u shpreh Presidenti i Këshillit Europian.
Eunews.al