×
Monday, February 17, 2025

Presidencialet në SHBA, Obama mbështet Senatoren liberale Elisabeth Warren

December 24, 2019


Tanimë që gara për Presidencialet po bëhet më e fortë, ka gjasa që personalitete të rëndësishme të jetës publike amerikane të përfshihen në fushatë. Një pohim i ish Presidentit Amerikan, Barack Obama që “Elizabeth Warren është një kandidate e aftë dhe një presidente e mundshme”, ka konfirmuar mbështetjen e këtij të fundit ndaj Warren. Barack Obama zgjedh të mbështesë në mënyrë të qartë liberalen Warren edhe pse ish zëvendësi i tij, Joe Biden konfirmon veten në krye të sondazheve midis kandidatëve demokratë që garojnë për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas burimeve të ndryshme evidentohet që Barack Obama ka punuar në prapaskenë me muaj për të mbështetur kandidaturën e senatores, e cila njihet edhe për faktin se ka vendosur të mos pranojë donacione nga miliarderë dhe kompani të mëdha. Pavarësisht pohimeve të burimeve Obama duket se ka vendosur të mos bëjë ndonjë deklaratë zyrtare para nominimit të partisë për sfidën Donald Trump. Në lidhje me këtë aspekt, Biden është shprehur se i ka kërkuar vetë Obamës që të mos e mbështeste zyrtarisht atë. Por shumë kanë dyshime në lidhje me këtë pohim.  Në të vërtetë, sipas New York Times, Obama i kërkoi Biden të mos e ndërmerrte fushën.

Nëse mbështetja e ish Presidentit të Shtëpisë së Bardhë bëhet konkrete, shtytja për Warren do të ishte thelbësore.Megjithatë ish zv. Presidenti nuk është i vetmi kandidat që ka punuar për Obamën. Julian Castro ishte ministër i strehimit dhe planifikimit të qyteteve ndërsa Warren në vitin 2010 u emërua ndihmës i presidentit dhe këshilltar special i departamentit të thesarit. Si i tillë ai ka punuar në krijimin e Byrosë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit, pas krizës së madhe të Wall Street. Nga të gjithe bashkëpunëtorët Obama zgjodhi liberalen Warren për të mbështetur.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments