“Presidenca kroate e BE-së ka në zemër perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”

24 Mar 2020 18:06
Shpërndaje:

Sekretarja kroate e Shtetit për Çështjet Europiane,
Andreja Metelko-Zgombić deklaron se marrëveshja e sotme politike për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë është një njohje e përpjekjeve të rëndësishme të reformave të bëra nga këto dy vende.

Sipas saj, si Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut kanë demonstruar vendosmëri të qartë politike për të ecur përpara në rrugën e tyre europiane.

“Rruga për anëtarësim është e gjatë. Por kur bëhet përparim i vërtetë dhe i qëndrueshëm në përmbushjen e kritereve të pranimit, kjo i afron partnerët e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së. Jam vërtet e kënaqur që një fazë e re është hapur në procesin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE gjatë presidencës kroate, e cila ka në zemër perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, deklaron Metelko-Zgombić.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x