Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë pranë zgjedhjeve të mesmandatit

14 Sep 2026 08:40
Shpërndaje:

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta me Iranin mund të përfundojë rreth periudhës së zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara.

Trump e bëri deklaratën gjatë një prononcimi në margjinat e turneut të golfit Irish Open, pa dhënë një afat të saktë apo hollësi mbi kushtet e mundshme për mbylljen e konfliktit.

Sipas presidentit amerikan, Teherani po kërkon me ngulm arritjen e një marrëveshjeje.

Reklamë Ola

“Irani dëshiron me çdo kusht të arrijë një marrëveshje. Varet nga ata”, u shpreh Trump.

Deklarata e tij vjen ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë të përballen me pengesa. Takimi i planifikuar në Oman mes përfaqësuesve të vendeve të Gjirit dhe Iranit është shtyrë.

Reklamë InterMedika

Në takim pritej të diskutoheshin marrëveshje të mundshme për Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Ndërkohë, konflikti është zgjeruar edhe drejt Jemenit, pas sulmeve të rebelëve Houthi ndaj bazave ushtarake të Arabisë Saudite.

Zhvillimet kanë rritur shqetësimet për sigurinë rajonale dhe furnizimin ndërkombëtar me energji, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje konkrete për uljen e tensioneve.