×
E hënë, 23 Nëntor, 2020

Plani i rimëkëmbjes së BE/ Von der Leyen: Na duhet sa më shpejt një marrëveshje

20 Nëntor, 2020

Videokonferenca e liderëve të BE-së, siç pritej, nuk e zhbllokoi veton e Polonisë dhe Hungarisë për paketën ekonomike prej 1,8 trilionë euro, që po mban peng të ardhmen e Europës, por mesazhi është i qartë, Blloku nuk është i gatshëm të bëjë kompromis për respektimin e Shtetit të së Drejtës.

“Komisioni Europian mbështet marrëveshjen e arritur në negociata dhe, për mua, është gjithashtu e rëndësishme që e ardhmja të ketë një buxhet, me mekanizmin e Shtetit të së Drejtës”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në fund të samitit të BE-së.

“Vendet anëtare duhet të gjejnë një zgjidhje, sepse miliona qytetarë po presin një përgjigje në këtë krizë pandemie dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur “.

Një moment historik në negociatat që do të fillojnë përsëri nesër, nën drejtimin e presidencës gjermane, në kërkim të një rrugëdalje për të çliruar Buxhetin 2021-2027 dhe Fondin e Rimëkëmbjes nga shantazhet e dy vendeve përballë klauzolës që lidh shpërndarjen e fondeve me respektimin e rregullave themelore të demokracisë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për