Peleshi takon homologun Moldav në Kopenhagen, fokus bashkëpunimi drejt BE-së
May 5, 2026
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në kuadër të angazhimeve të tij në Kopenhagen, Danimarkë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi theksoi se shkëmbimet parlamentare dhe bashkëpunimi mes dy vendeve janë thelbësore për avancimin drejt Bashkimit Europian, si dhe për ndarjen e përvojave në këtë proces.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe mbledhja e ardhshme e Komitetit të Ministrave në Kishinau, ku Moldavia, si vend kryesues, pritet të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.







