×
Tuesday, August 9, 2022

“PE do të japë kontribut për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor”

February 18, 2020

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në Bruksel ka realizuar takim me presidentin e Parlamentit Evropian (PE) David-Maria Sassoli.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takimin ku mori pjesë edhe zëvendës-kryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Bujar Osmani, kreu i PE-së Sassoli “dha mbështetje të plotë për të gjitha hapat reformuese të cilat Qeveria, Kuvendi dhe qytetarët i sollën gjatë periudhës së fundit”.

“Në takim u theksua se Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë janë shembuj në rajon dhe shtyllë e së ardhmes evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se vendi mbetet konsekuent ndaj detyrimeve për zbatimin e marrëveshjeve të cilat paraqesin shembull për zgjidhjen e kontesteve bilaterale”, thuhet në njoftimin qeveritar.

Më tej thuhet se Sassoli dhe Spasovski u dakorduan se reformat e suksesshme dhe metodologjia e re janë hapa të rëndësishëm drejt fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

“Ky është qëllim i përbashkët i të gjitha institucioneve evropiane dhe pjesës më të madhe të shteteve anëtare të BE-së, u konstatua në takim”, qëndron në njoftim.

“Presidenti i PE-së Sassoli tha se Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në dhe se ai gjatë vizitës në vendin tonë është bindur se qytetarët fuqishëm besojnë në BE dhe të ardhmen e përbashkët. Në këtë drejtim, tha Sassoli, Parlamenti Evropian do të japë kontributin e tij për mbështetje të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Zagrebit”, informuan nga Qeveria.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments