×
Friday, October 11, 2024

Parlamenti shkarkon me 104 vota Ilir Metën nga posti i presidentit

June 9, 2021


Parlamenti ka marrë vendimin për të shkarkuar Ilir Metën nga posti i presidentit.

Në raportin përfundimtar, mësohet se 104 deputetë  kanë votuar pro largimit të tij nga detyra e kreut të shtetit.

Ndërkohë, 7 vota kanë qenë kundër dhe 3 abstenim.

Në procesin e votimit morën pjesën 114 deputetë ndërsa 7 munguan.

Deputetët që nuk morën pjesën në votim

Ambra Borova

Rudina Hajdari

Enada Kapllani

Korab Lita

Jetmira Raboshta

Olta Xhaçka

Fidel Ylli

Tashmë topi është në fushën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta.

Eunews.al




Comments are closed.