OPEC propozon reduktimin me 1.5 % të prodhimit global të naftës



Eksportuesit kryesorë të naftës duhet të bashkojnë forcat dhe të reduktojnë prodhimin e tyre me 1,5 milionë fuçi në ditë, në gjysmën e parë të këtij viti, tha Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), një propozim ky që do të zvogëlojë furnizimet globale me rreth 1,5 %.
“Përhapja e COVID-19 ka patur një ndikim negativ të madh në parashikimet globale të kërkesës ekonomike dhe të naftës në vitin 2020”, theksoi karteli i 14 vendeve të OPEC-ut, duke argumentuar se përse e sheh këtë si një hap të domosdoshëm.
Megjithatë, OPEC ende nuk ka marrë miratimin e dhjetë vendeve aleate shtesë, përfshirë Rusinë, e cila do t’i bashkohet bisedimeve të premten.
Edhe pse vetë OPEC-u është i gatshëm të reduktojë një milion fuçi nga totali, ai propozoi që 10 vendet jo-OPEC ta zvogëlojnë prodhimin e tyre me 500 000 fuçi në ditë.
Eunews.al

