×
Wednesday, May 13, 2026

OLA prezanton traditën shqiptare në TUTTOFOOD Milano 2026

May 13, 2026


Në kuadër të panairit ndërkombëtar të industrisë ushqimore, TUTTOFOOD Milano, kompania OLA po merr pjesë me synimin për të zgjeruar bashkëpunimet dhe për të prezantuar cilësinë shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë ditëve të panairit, përfaqësuesit e OLA zhvilluan takime me partnerë, distributorë dhe profesionistë të sektorit ushqimor, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe zgjerimi në tregje të ndryshme europiane dhe më gjerë.

Pjesëmarrja në TUTTOFOOD Milano konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e prezencës së markës në arenën ndërkombëtare, ndërsa kompania vazhdon të promovojë traditën, shijen dhe standardet e larta të produkteve shqiptare.

“Jemi krenarë që përfaqësojmë Shqipërinë dhe prezantojmë produktet tona në një nga panairet më të rëndësishme të industrisë ushqimore në botë”, thuhet nga përfaqësuesit e kompanisë.

OLA thekson se angazhimi për cilësi, inovacion dhe partneritete afatgjata mbetet prioritet në rrugëtimin drejt tregjeve ndërkombëtare.




Comments are closed.