OKB thirrje për parandalimin e dhunës ndaj grave gjatë karantinës
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Anotnio Guterres, bëri thirrje për parandalimin e dhunës në rritje kundër grave në disa vende që ndodhen në karantinë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Në një deklaratë me shkrim, Guterres theksoi se problemet ekonomike dhe sociale, si dhe kufizimet e shkaktuara nga COVID-19 kanë rritur gjithashtu edhe dhunën në familje në të gjithë botën.
Pasi vuri në dukje se numri i grave të ekspozuara ndaj dhunës në disa vende për shkak të karantinës në javët e fundit dhe numri i grave që kanë kërkuar ndihmë janë dyfishuar, Guterres i bëri thirrje qeverive që të parandalojnë dhunën ndaj grave në këtë proces.
Qendrat e strehimit duhet të qëndrojnë të hapura në mënyrë që gratë e ekspozuara ndaj dhunës të mund të strehohen theksoi Guterres duke shtuar se sistemet e gjyqësorit duhet të punojnë për të ndëshkuar abuzuesit por dhunës.
Sipas të dhënave të OKB-së, njoftohet se në javët e fundit janë rritur rastet e dhunës në familje dhe kundër grave në vendet si SHBA, Indi, Afrikë e Jugut, Francë, Turqi dhe Australi.
Eunews.al