OBT: Tregtia botërore do të rimëkëmbet më ngadalë nga sa pritej

06 Oct 2020 20:23
Shpërndaje:

Tregtia globale do të tkurret në mënyrë më pak dramatike këtë vit, por rimëkëmbja e vitit të ardhshëm do të jetë shumë më e dobët nga sa pritej, tha sot Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).

Tani, OBT pret që tregtia e mallrave të bjerë me 9,2 % në vitin 2020 dhe të rritet me 7,2 % në 2021.

Më parë, organizata kishte parashikuar në prill se tregtia globale do të binte me të paktën 12,9 % këtë vit, e ndjekur nga një rritje prej 21,3 %.

Reklamë Ola

Analistët e OBT-së e përmirësuan projeksionin e tyre të vitit 2020 pas rritjes së tregtisë në qershor dhe korrik, kur u hoqën bllokimet për shkak të pandemisë.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x