Negociatat/ Santos: Moment i rëndësishëm, rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi

22 Jun 2021 13:49
Shpërndaje:

Parlamenti Evropian është mbledhur këtë të martë, për të diskutuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian.

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, thotë se ky është një moment rëndësishëm për Shqipërinë.

Ajo thekson më tej, se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen Europiane duhet të kalojë përmes progresit të bërë deri më tani.

Reklamë Ola

“Moment i rëndësishëm për . Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. #GAC duhet të planifikojë e parë #IGC .

Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj #Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim. #Albania #EU ”, shkruan Santos.

Reklamë InterMedika

Eunews.al