×
Friday, December 3, 2021

Negociatat për anëtarësim në BE, Serbia hap kapitullin e rradhës

December 11, 2019

Më 10 dhjetor u mbaj takimi i njëmbëdhjetë i Konferencës ndërqeveritar me Serbinë ku u vendos hapja e Kapitullit 4 që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes së kapitaleve.Delegacioni i BE-së  drejtohej nga znj. Tytti TUPPURAINEN, Ministri i Punëve Europiane që përfaqësonte Presidencën Finlandeze në Këshillin e BE-së, Komisioni Europian përfaqësohej nga z.  Olivér VÁRHELYI, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin. Ndërsa delegacioni i Serbisë drejtohej nga Minitri i Integrimit Europian, Znj.  Jadranka JOKSIMOVIĆ, Minister of European integration.

Me kapitullin 4, arrin në tetëmbëdhjetë numri i kapitujve të hapur nga Serbia që nga momenti i vendimit për hapjen e negociatave në 2013, duke e afruar më shumë vendin me objektivin final atë të anëtarësimit në BE.  Kujtojmë që nga kapitujt e hapur vetëm dy kapituj janë përkohësisht të mbyllur. Si në çdo kapitull që hapet, Komisioni Europian identifikon qartë standarded të cilat duhet të plotësohen nga vendi përkatës për të mundësuar mbylljen e tij.

Në konferencën për shtyp që u mbajt në vijim të takimit, Komisioneri për Zgjerimin u shpreh se:

Zgjerimi i BE-së do të jetë përparësia ime personale dhe shpresoj që në fund të mandatit tonë, ne do të kemi të paktën një vend në Ballkanin Perëndimor gati për t’u anëtarësuar në BE

Fjalët e Komisionerit të ri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin janë shpresëdhënës për rajonin e Ballkanit Perëndimor në një moment kur pak ditë më parë u vendos për mos hapjen e Kapitullit të rradhës me Malin e Zi dhe u duk sikur i gjithë procesi i zgjerimit ishte bllokuar në pritje të propozimit të Komisionit mbi metodologjinë e re të vlerësimit të kapitujve të negociatave.

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për