Ministri Demo mesazh për qytetarët: Policia dhe komuniteti, bashkë për sigurinë

07 Nov 2026 • 10:56
Shpërndaje:

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka përcjellë një mesazh për bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe respektit të ndërsjellë në garantimin e sigurisë publike.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ministri ka sjellë në vëmendje momente nga përditshmëria e punonjësve të policisë, duke evidentuar marrëdhënien e tyre me komunitetin.

Në pamjet e shpërndara shfaqen efektivë që përshëndesin fëmijët gjatë rrugës për në kopësht apo shkollë, si dhe punonjës policie që kryejnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve.

Reklamë Ola

Mesazhi i ministrit synon të theksojë se Policia e Shtetit dhe qytetarët kanë një rol të përbashkët në ruajtjen e rendit, parandalimin e paligjshmërisë dhe forcimin e shtetit ligjor.

Përmes kësaj videoje, Demo vë në fokus rëndësinë e një marrëdhënieje të qëndrueshme mes policisë dhe komunitetit, të mbështetur te komunikimi, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë.

Reklamë InterMedika

Nisma komunikative përcjell idenë se siguria publike nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve ligjzbatuese, por kërkon edhe angazhimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve.