Balla nga Vora: Investime të reja në Marqinet, kanalizime, pedonale dhe pallati i ri i rindërtimit

07 Nov 2026 • 15:10
Shpërndaje:

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, kanë inspektuar punimet në zonën e Marqinetit, ku po përfundon investimi për sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha.

“Në Marqinet, ku po përmbyllet investimi për kanalizimet dhe ujërat e zeza e të bardha. Kjo ishte një nga problematikat kryesore të banorëve të kësaj zone,” u shpreh Balla.

Projekti parashikon edhe urbanizimin e plotë të zonës, me mbylljen e kanalit ekzistues dhe kthimin e tij në një pedonale të gjelbër, me hapësira për fëmijët dhe të moshuarit.

Reklamë Ola

“Pjesa që dikur ishte halli dhe problemi i banorëve, sot do të jetë e mbyllur dhe e gjelbër. Do të mbjellim edhe pemë, për t’u krijuar mundësi fëmijëve dhe moshave të treta që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë,” tha Balla.

Balla theksoi se një tjetër ndërhyrje e rēndësishme është sistemimi urbanistik i zonës, ndërsa së shpejti pritet të nisë edhe ndërtimi i pallatit të ri, në kuadër të përmbylljes së procesit të rindërtimit.

Reklamë InterMedika

“Qershia mbi tortë është edhe përmbyllja e gjithë procesit të rindërtimit me pallatin e ri, që shumë shpejt presim ta fillojmë.”, nënvizoi Balla.