×
Saturday, November 8, 2025

Metodologjia e re e zgjerimit, Balla: Zgjidh hezitimin e disa vendeve të BE për integrimin e Shqipërisë

February 5, 2020


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, vlerëson metodologjinë e re të zgjerimit, të publikuar sot nga Komisioni Evropian, duke thënë se iu ofroi vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm dhe të bazuar në meritën individuale të secilit vend.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, numri dy i PS shkruan se metodologjia e re e zgjerimit zgjidh hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE.

Deklara e plotë e z. Taulant Balla në cilesinë e bashkë/Kryetarit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri

Sot Komisioni Europian, përmes Metodologjisë së re të Zgjerimit, na ofroi ne vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm dhe të bazuar në meritën individuale të seicilit prej gjashtë vendeve tona.

Komisioni Europian rikonfirmoi sot vlerësimin e qartë se Shqipëria🇦🇱 dhe Maqedonia e Veriut🇲🇰 janë gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian🇪🇺.

Metodologjia e re e Zgjerimit zgjidh gjithashtu edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Është tashmë në kredibilitetin e BE, që Këshilli Europian i fund-Marsit të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Është e domosdoshme gjithashtu që Kosova🇽🇰 dhe Bosnje-Herzegovina🇧🇦 të progresojnë nga kandidate potenciale në vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Është mungesë e kredibilitetit të BE mos-mbajtja e premtimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments