Kancelari gjerman, Friedrich Merz, shprehu dyshime se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara do ta shtyjnë presidentin Donald Trump të ndryshojë ndjeshëm mënyrën e qeverisjes. Sipas tij, ndikimi i rezultatit pritet të ndihet kryesisht në planifikimin buxhetor dhe ushtarak.
Duke folur në Forumin Ekonomik të Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD), Merz argumentoi se Trump ka vepruar shpesh pa u mbështetur te Kongresi, raportoi Tagesschau.
“Trump ka qeverisur kryesisht duke anashkaluar Kongresin edhe gjatë dy viteve të fundit. Pse duhet të jetë ndryshe tani?”, tha kancelari.
Merz shtoi se ndryshimet në planifikimin buxhetor do të reflektohen edhe në planet ushtarake të Uashingtonit, por se efektet nuk do të jenë të menjëhershme.
“Ajo që do të ndryshojë është planifikimi i buxhetit dhe, rrjedhimisht, edhe planifikimi ushtarak”, u shpreh ai.


