×
Wednesday, December 11, 2024

Mbretëria e Bashkuar, plan për gjurmimin e të infektuarve me COVID-19

May 20, 2020


Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se më 1 qershor do të hyjë në fuqi një program i gjurmimit të kontakteve të personave që kanë dalë pozitiv në testin e COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Johnson, i cili në muajin prill, ishte shtruar në spital, pasi u infektua me koronavirusin e ri, është kritikuar për trajtimin e tij ndaj pandemisë.

Në fillim të këtij muaji, Johnson shpalli një plan për të lehtësuar masat e izolimit, përmes të cilave është mbyllur pjesa më e madhe e ekonomisë.

Plani parasheh hapjen e shkollave dhe dyqaneve më 1 qershor.

Duke folur në parlament, Johnson tha se qeveria do të rekrutojë 25,000 persona, deri në fillim të muajit të ardhshëm, të aftë për të gjurmuar 10,000 raste në ditë.

Ai tha se përmes këtij programi numri i përgjithshëm i testeve ditore do të kishte arritur në 200,000, raporton Reuters.

Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social tha se qeveria “po punonte me ritëm të shpejtë për të zhvilluar shërbimin e testimit dhe gjurmimit, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm aftësinë për të gjurmuar virusin dhe për të ndaluar përhapjen”.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka regjistruar 250,138 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Prej tyre, 35,422 kanë vdekur.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments