×
Tuesday, August 9, 2022

Makron sfidon Trump/ Armët bërthamore franceze siguri për BE-në

February 7, 2020

“Franca ka ende 300 armatime bërthamore, një forcë që tashmë është një pengesë  e rëndësishme “kundër kërcënimeve globale sot” sepse” forcon sigurinë e Evropës “,  dhe mbi të cilën mund të ndërtohet një mbrojtje e vërtetë e përbashkët e BE-së. Ka qenë ky mesazhi i qartë i artikuluar nga Presidenti Francez Emmanuel Macron gjatë një fjale të mbajtur në Shkollën Ushtarake në Paris. Fjalë e cila konfirmon aspiratat e Francës për t’u bërë udhëheqësi i një ushtrie të ardhshme të mundshme evropiane, të aftë për t’u mëvetësuar nga NATO dhe mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për arsye gjeostrategjike presidenti francez po u kërkon vendeve anëtare “dialog strategjik” për këto armatime.

Megjithatë, deri më tani, ëndrra për realizimin e një mbrojtje të përbashkët të vendeve të BE-së ka ende një rrugëtim të gjatë për të bërë. Nën Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini, Këshilli i Shteteve Anëtare ka filluar një seri projektesh të bashkëpunimit ushtarak që duhet të shërbejnë si bazë për integrim të mëtejshëm të sistemeve të mbrojtjes së vendeve të BE-së. Kundërshtari i madh i këtij procesi, Mbretëria e Bashkuar, tanimë ka braktisur BE-në dhe ky duket momenti më i volitshëm për Parisin i cili dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të marrë frenat për krijimin e një ushtrie të përbashkët. Duke i kujtuar të gjithëve peshën e arsenalin bërthamor francez, Makron synon të rikthejë në tryezë projektin e krijimit të mbrojtjes së përbashkët të BE-së.

Franca, tha Macron, “ka një bilanc unik në botë, në përputhje me përgjegjësitë dhe interesat e saj, duke shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme përbërësin e tij bërthamor tokësor, instalimet e tij bërthamore të provave, ato për prodhimin e materialeve për armatime, etj. dhe uli madhësinë e arsenalit të saj, tani më pak se 300 armë bërthamore “. Por sado i vogël në krahasim me të kaluarën, ky arsenal “luan një rol të rëndësishëm në Evropë, forcon sigurinë e Evropës përmes ekzistencës së saj dhe në këtë kuptim ka një dimension autentik evropian“.

Prandaj, propozimi për shtetet e tjera të BE-së që të angazhohen në “një dialog strategjik” për “rolin e parandalimit bërthamor francez” në funksion të sigurisë së Evropës.  Prandaj ai ishte I qartë në propozimin e tij duke u shprehur se “Partnerët evropianë që dëshirojnë të angazhohen në këtë rrugë, do të jenë në gjendje t’I bashkangjiten me ushtrimet e forcave parandaluese franceze. Ky dialog strategjik dhe këto shkëmbime natyrisht do të jenë pjesë e zhvillimit të një kulture të vërtetë strategjike midis evropianëve“. Artikulime diplomatikë prapa të cilave shumë shohin saktësisht ëndrrën e një ushtrie evropiane të udhëhequr nga Franca.

Ka shumë arsye për një projekt të tillë, por një në veçanti ka një emër të veçantë të cilat janë SHBA-të. Edhe pse ai nuk përmend në mënyrë të qartë SHBA, referenca është e qartë kur ai flet për rreziqet që lidhen me një garë të re të armëve, të cilën Presidenti Donald Trump, si paraardhësi i tij Barcak Obama, i ka kërkuar vazhdimisht në NATO duke iu drejtuar vendeve të BE-së.

Në lidhje me këtë, Makron u shpreh se “Evropianët nuk mund të fshihen në rolin e spektatorit” përballë garës së armëve bërthamore. Për Makron, “Evropianët duhet të ndërgjegjësohen kolektivisht se, në mungesë të një kornize ligjore, ata mund ta gjejnë shpejt veten të ekspozuar ndaj rifillimit të një gare të armëve konvencionale ose bërthamore në territorin e tyre“. “Franca – tha Makron – është e bindur që siguria afatgjatë e Evropës kalon përmes një aleance të fortë me Shtetet e Bashkuara”. Megjithatë nuk heziton të përmendë se siguria e kontinentit të Vjetër gjithashtu kalon në mënyrë të pashmangshme nga një kapacitet më i madh për veprime autonome nga vetë Evropianët.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments