×
Tuesday, March 28, 2023

Londra dhe Tokio nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë post Brexit

October 23, 2020



Japonia dhe Britania nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë që do të hyjë në fuqi në fund të periudhës aktuale të tranzicionit postBrexit.

Ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi dhe sekretarja britanike e Tregtisë së Jashtme, Liz Truss nënshkruan marrëveshjen në Tokio.

Marrëveshja do të fillojë nga zbatimi më 1 janar, pasi Britania e Madhe të shkëputet nga rregullat e tregtisë së BE.

Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës MB-Japoni (CEPA) u ra dakord në parim muajin e kaluar dhe u përshëndet nga Britania e Madhe si marrëveshja e saj e parë e madhe tregtare që kur u largua zyrtarisht nga Bashkimi Europian.

”Marrëveshja pritet të rritë tregtinë britanike me Japoninë me rreth 19,5 miliardë dollarë”, theksoi qeveria britanike muajin e kaluar.

Marrëveshja korrespondon kryesisht me marrëveshjen ekzistuese të tregtisë së lirë midis Japonisë dhe BE-së.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments