Tetë të lënduar nga protesta, mes tyre një deputet dhe dy përfaqësues të medias

24 Oct 2026 • 17:34
Shpërndaje:

Tetë persona kanë marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe në Spitalin Universitar të Traumës pas protestës së sotme, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në njoftimin e orës 16:30, ministria bëri të ditur se mes të lënduarve janë një deputet, dy përfaqësues të medias, një efektiv policie dhe katër protestues.

Në QSUT u trajtuan deputeti, një përfaqësuese e medias dhe katër protestuesit. Të gjashtë janë larguar nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Reklamë Ola

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës u paraqitën një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas ministrisë, gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Identiteti i deputetit nuk është bërë i ditur në njoftimin zyrtar.

Reklamë InterMedika