Kuvendi i Kosovës mblidhet sot, në fokus deklarata për ish-krerët e UÇK-së

28 Sep 2026 • 08:47
Shpërndaje:

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë këtë të hënë seancën e radhës plenare, ndërsa në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00. Përveç deklaratës për vendimin e 16 shtatorit, deputetët pritet të votojnë për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe të formojnë komisionet parlamentare.

Dhomat e Specializuara shpallën më 16 shtator vendimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet. Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet. procesverbaleve të seancave të mëparshme, zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga PDK-ja dhe ngritja e komisioneve parlamentare.

Reklamë Ola

Seanca zhvillohet në një moment të rëndësishëm institucional për Kosovën. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar 6 tetorin si afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi të premten se nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda këtij afati, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare. Ai theksoi se zgjedhjet eventuale do të jenë për Kuvendin dhe qeverinë, pasi presidenti i Kosovës zgjidhet nga deputetët.

Reklamë InterMedika