Kryetari i Delegacionit Parlamentar BE-Shqipëri, Kefalogiannis letër Ballës: Kuvendi i Shqipërisë ka rol kyç në procesin e negociatave me BE
Ndërsa Komisioni Europian fillon punën për kornizën e bisedimeve me Shqipërinë, edhe Parlamenti Europian pret takimin e radhës në Tiranë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit.
Në një letër që Kryetari i Delegacionit Parlamentar BE-Shqipëri të Komitetit të Stabilizim Asociimit, Manolis Kefalogiannis i ka drejtuar bashkëkryetarit, Taulant Balla shprehet se “Parlamenti shqiptar ka një rol kryesor në drejtimin e këtij procesi dhe unë do të doja të ofroja mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Parlamentit Evropian për këtë qëllim.
“Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (SAPC) do të vazhdojë të jetë një platformë thelbësore për dy parlamentet tona për të adresuar sfidat dhe mundësitë që na presin dhe për të bashkuar forcat qeverisëse dhe opozitën për të diskutuar dhe miratuar reformat që i duhen vendit. Unë mezi pres takimin tonë të ardhshëm, pasi kushtet e shëndetësisë të na lejojnë të punojmë mbi mbledhjen tonë të 14-të, e shtyrë me trishtim për shkak të shpërthimit të COVID 19, shkruan Kefalogiannis.
Në letrën e siguaruar nga EU News, Manolis Kefalogiannis shpreh bindjen se vendosmëria e autoriteteve shqiptare dhe mbështetja e popullit shqiptar do të çojnë përpara me sukses përpjekjet në rrugën e anëtarësimit në BE.
Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit ishte planifikuar të mbahej në Tiranë në datat 7-8 prill, por u shty per shkak të pamdemise së shkaktuar nga Koronavirusi.
Letra e plotë e Kryetar i Delegacionit Parlamentar BE-Shqipëri të Komitetit të Stabilizim Asociimit, Manolis Kefalogiannis.
Unë do të doja të shpreh kënaqësinë time për vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat e për anëtarësimme Shqipërinë dhe urimet e mia të sinqerta për autoritetet dhe popullin e Shqipërisë për këtë vendim të shumëpritur dhe të merituar.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se rruga drejt anëtarësimit të plotë është ende e gjatë dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat kryesore për të përmbushur parakushtet për të hapur bisedimet e pranimit, në përputhje me konkluzionet e Këshillit të 25 Mars 2020, por unë jam i sigurt se vendosmëria e autoriteteve shqiptare dhe mbështetja e popullit shqiptar do të çojë përpara me sukses e këtë përpjekje.
Ky vendim vjen në një kohë vendimtare për politikën e zgjerimit të BE-së, kur sapo është miratuar një metodologji e re që do ta bëjë procesin më të parashikueshëm dhe transparent dhe vetëm disa javë përpara Samitit të Zagrebit, i cili duhet t’i japë kësaj politike një impuls të ri.
Parlamenti shqiptar ka një rol kryesor në drejtimin e këtij procesi dhe unë do të doja të ofroja mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Parlamentit Evropian për këtë qëllim. Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (SAPC) do të vazhdojë të jetë një platformë thelbësore për dy parlamentet tona për të adresuar sfidat dhe mundësitë që na presin dhe për të bashkuar forcat qeverisëse dhe opozitën për të diskutuar dhe miratuar reformat që i duhen vendit. Unë mezi pres takimin tonë të ardhshëm pasi kushtet e shëndetësisë të na lejojnë të punojmë mbi mbledhjen tonë të 14-të, e shtyrë me trishtim për shkak të shpërthimit të COVID 19.
Këto janë kohë të vështira për të gjithë ne. Shqipëria, si pjesa tjetër e Evropës, po merret me efektet shkatërruese të COVID-19. Unë do të doja të shpreh solidaritetin tim me njerëzit e prekur dhe familjet e tyre dhe t’ju siguroj se BE është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për të adresuar këtë krizë.
Sinqerisht,
Manolis Kefalogiannis
Eunews.al