Koronavirusi, vetëizolohet kryeministri i Kanadasë Trudeau

12 Mar 2020 20:12
Shpërndaje:

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau është vetëizoluar nga frika e koronavirus. Sipas BBC, lajmi është konfirmuar nga burime të brendshme të kryeministrit, pasi bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire-Trudeau, shfaqi simptoma të lehta të sëmundjes, pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni në Londër.

Tashmë të dy janë vetëizoluar në shtëpinë e tyre deri sa të dalin rezultatet e testeve. Deri më tani Kryeministri kanadez nuk ka shfaqur asnjë simptomë, ndërkohë të gjitha angazhimet po i kryen nga shtëpia. Nërsa mjekët mbajnë nën vëzhgim shëndetin e tij.

Në axhendën e takimeve të Kryeministrit Trudeau ishin planifikuar takime 2-javore, por të gjitha janë anuluar dhe janë shtyrë për një moment të dytë. Aktualisht, sipas autoriteteve shëndetësore.

Reklamë Ola

Në Kanada deri më tani janë 103 persona të infektuar me koronavirus .

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x