Koronavirusi/Trump ‘detyron’ 3M të rrisë prodhimin e maskave për SHBA



Shtëpia e Bardhë u përpoq të detyrojë 3M të eksportojë maska në SHBA nga qendra e saj në Singapor, pasi tensionet me prodhuesin me bazë në Minesota lindën në mes të pandemisë koronavirus.
Sipas gazetës së mirënjohur Financial Times, 3M këtë javë u rezistoi kërkesave të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë për të dërguar rreth 10 milion maska të frymëmarrjes N95 që po prodhohen në Singapor për tregjet në Azi dhe në SH.B.A.
Në bazë të të njëjtit burim, Kompania nuk ishte e gatshme të pranonte kërkesën e Shtëpisë së Bardhë në baza ligjore dhe humanitare, pasi bluzat e bardha në të gjithë rajonin do të privoheshin nga mbrojtja.
Drejtuesit e 3M u zotuan të eksportojnë një numër të ngjashëm maskash në SHBA nga një fabrikë në Kinë, por kjo nuk e ndaloi Shtëpinë e Bardhë t’a sulmonte publikisht kompaninë. Ishte vetë Donald Trump i cili nëpërmjet një publikimi në twitter u shpreh “ Ne e goditëm rëndë 3M pasi pamë se çfarë po bënin me Maska e tyre”. Nëpërmjet të njëjtit postim të disa orëve më parë, Trump njoftoi nënshkrimin e urdhrit mbi Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes që kërkon që titanët e industrisë të prodhojnë më shumë maska për vendin.
“Surprizë e madhe për shumë njerëz në qeveri, për atë çfarë po bënin – do të kenë një çmim të madh për të paguar!” shtoi Trump.
Trump njoftoi thirrjen e tij për aktin, gjatë një konference të Shtëpisë së Bardhë më herët të enjten, i cili kërkon që kompanitë të pranojnë dhe të japin përparësi nga kontratat qeveritare për sigurinë kombëtare.
Maskat N95 mbetet shumë të kërkuara midis ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe punonjësve të tjerë të vijës së pare me virusin. Ndërkohë që rastet globale të koronavirusit kaluan 1 milion këtë javë; SHBA llogarit më shumë se një e pesta e të prekurve.
Këshilltari për tregtinë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro u shpreh në lidhje me çështjen 3M:
“Ne kemi pasur disa çështje duke u siguruar që të gjithë prodhimin që bën 3M në të gjithë botën, mjaft prej tij të kthehen këtu në vendet e duhura “.
“3M dhe punonjësit e saj kanë shkuar përtej pritshmërive duke prodhuar sa më shumë respiratorë N95 për tregun amerikan,” tha kompania në një njoftim për shtyp të Premten.
Në një reagim për CNBC, shefi ekzekutiv i 3M, Mike Roman, i cilësoi komentet e Presidentit Trump si ‘të pavërteta” dhe u shpreh se “po bashkëpunonte me Shtëpinë e Bardhë edhe para sesa presidenti të nënshkruante urdhrin e Aktit të Prodhimit për Mbrojtjen , e cila na lejon të zgjerojmë punën që po bëjmë për t;ju përgjigjur krizës së pandemisë gloabale”
Eunews.al

