×
Wednesday, August 10, 2022

Koronavirusi trondit bursat, ndalet rritja globale

February 24, 2020

Kërcënimi nga koronavirusit shënon një rënie të vlerës së aksioneve evropiane në bursën e Wall Street. Por, ditën e sotme, më e ndëshkuara nga të gjitha, ishte bursa e Milanos me një rënie prej 5.5%.

Kjo, konsiderohet si rënia më e madhe që pas Brexit. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, rëniet janë rreth 3%.

Investitorët po largohen nga tregu i aksioneve, ku paralajmërojnë rrezik më të madh. Investitorët e mëdhenj kërkojnë sigurimin e aseteve më me vlerë në bursa si janë ari dhe nafta.

Deri tani shohim një rënie 4.5%  për naftën nga frika se ngadalësimit të zhvillimit ekonomik në mbarë botën.  Në ekonominë globale do të zvogëlohet kërkesa për naftë bruto.

Frika është se ne mund të shohim një skenar në të cilin virusi gjithashtu përhapet në mënyrë agresive në këtë pjesë të botës,” tha David Madden, një analist në CMC Markets në Londër.

Në pjesën tjetër të Evropës ka pasur rënie në bursa gjithashtu. EuroStoxx ka rënie 3.87%, në Frankfurt 3.9%, Paris 3.9% …

Koronavirusi do të ulë ndjeshëm xhirot nëpër dyqane në Kinë dhe vendet fqinje. Mund të ndikojë negativisht në turizmin kinez. Ka të ngjarë gjithashtu të ndërpresë zinxhirët e furnizimit me produkte nga Kina, “tha Oliver Chen nga Cowen & Co.

Ndërprerja e shkaktuar nga virusi do të ndikojë ndjeshëm në aktivitetin ekonomik në tremujorin e parë, dhe rritja globale ka shumë të ngjarë të ndalet,” tha Rupert Thompson nga Kingswood.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments