×
Monday, December 9, 2024

Koronavirusi, Katedralja e New York shndërrohet në spital fushor

April 7, 2020


Katedralja gotike më e madhe në botë në qendër të Nju Jorkut  po shndërrohet në një spital fushor gjatë pandemisë së koronavirusit, njoftoi tha dekani i saj, Clifton Daniel, për “New York Times”, ndërsa SHBA lufton për të përballuar krizën në rritje.

“Kisha katedrale e “Shën Gjonit Hyjnor”, në Manhattan, do të strehojë nëntë tenda mjekësore në pjesën qendrore të saj dhe në kriptën e saj nëntokësore”, tha ai.

Tendat do të jenë në gjendje të mbajnë të paktën 200 pacientë.

Zyrtarët e katedrales thanë se pacientët me COVID-19 mund të fillojnë të arrijnë brenda një jave.

Spitali në terren do të ketë një personel nga spitali “Mount Sinai Morningside”, që ndodhet pranë kompleksit të katedrales.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments