Koronavirusi, ekonomia e Francës pritet të ulet me 10 % në 2020

09 Jun 2020 19:25
Shpërndaje:

 Ekonomia franceze pritet të bjerë me rreth 10% këtë vit, pavarësisht një rimëkëmbje graduale të aktivitetit në tremujorin e tretë, sipas një vlerësimi të publikuar sot nga Banka e Francës.

Duke llogaritur tremujorin e dytë, të shenjuar nga një muaj e gjysmë kufizime dhe më pas një rimëkëmbje graduale të aktivitetit nga 11 maji, instituti monetar pret një rënie prej rreth 15% të PBB-së.

Sipas kësaj banke, PBB-ja nuk do të mundet ta arrijë para mesit të vitit 2022 nivelin e parakrizës.

Reklamë Ola

Po ashtu, BF parashikon që papunësia të arrijë kulmin, me mbi 11,5%, në mesin e vitit 2021.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x