×
Wednesday, December 11, 2024

Koronavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile

January 28, 2020


Ndërsa po rriten shqetësimet ndaj përhapjes së Koronavirusit, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së është aktivizuar pas një kërkese për ndihmë nga Franca për të ofruar mbështetje konsullore për qytetarët e BE-së që aktualisht ndodhe në Wuhan, Kinë aty ku mendohet se ka nisur çdo gjë.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së forcon bashkëpunimin midis shteteve anëtare apo shtetet pjesëmarrëse në fushën e mbrojtjes civile, me qëllim të përmirësimit të parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj katastrofave. Deri më sot, të gjitha shtetet anëtare të BE marrin pjesë në Mekanizëm, si dhe Islanda, Norvegjia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia. Që nga fillimi i tij në 2001, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i është përgjigjur më shumë se 300 kërkesave për ndihmë brenda dhe jashtë BE.

Përmes mekanizmit, Komisioni Evropian luan një rol kryesor në koordinimin e reagimit ndaj katastrofave në Evropë dhe më gjerë.

Kur shkalla e emrgjencës tejkalon aftësitë e reagimit të një vendi, atëherë një vend anëtar i BE-së mund të kërkojë ndihmë përmes Mekanizmit. Duke qenë se Koronavirusi është kthyer në një emergjencë botërore për shkak të përhapjes me ritme të shpejta dhe mungesës së njohje së shkaqeve, kjo ka shtyrë Francën të kërkojë ndërhyrjen e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile për të riatdhesuar qytetarët e saj që akoma ndodhen në Kinë.

Janez Lenarčič, Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, u shpreh se: “BE nuk i harron qytetarët e saj në nevojë, kudo që janë nëpër botë. Dy avionë do të mobilizohen përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile të BE për të riatdhesuar qytetarët e BE nga zona e Wuhan në Evropë. Qendra jonë e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave në BE po punon 24/7 dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet Anëtare, Delegacionet e BE në rajon dhe ambasadën kineze në Bruksel. Mbështetja e mëtejshme e BE-së mund të mobilizohet nëse kërkohet. “

Edhe Komisioneri përgjegjës për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides, ka pasur një reagim në të cilin është shprehur se: “Ne jemi të gatshëm të mbështesim Shtetet Anëtare dhe të sigurojmë një reagim të fortë dhe të koordinuar të BE-së ndaj situatës në zhvillim të koronavirusit, jashtë dhe brenda Bashkimit Europian. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën me Qendrën Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me vendet tona anëtare. “

BE do të bashkëfinancojë kostot e transportit të aeroplanit. Avioni i parë është planifikuar të niset nga Franca nesër në mëngjes, ndërsa i dyti do të largohet më vonë gjatë javës. Qytetarët e BE-së të pranishëm në rajon dhe të cilët dëshirojnë të riatdhesohen ende mund ta kërkojnë atë, pa marrë parasysh kombësinë e tyre.

Numri fillestar tregon se rreth 250 qytetarë francezë do të transportohen në aeroplanin e parë dhe mbi 100 qytetarë të BE-së nga vendet e tjera do të bashkohen në avionin e dytë. Kjo është kërkesa e parë për ndihmë dhe të tjerë kërkesa për ndihmë mund të pasojnë në ditët në vijim.

Në këtë fazë, ku shqetësimet rreth përhapjes së koronavirusit vazhdojnë të jenë në nivele të larta, vetëm qytetarët e shëndetshëm ose në mungesë të simptomave të virusit në fjalë do të autorizohen të udhëtojnë. Qendra e reagimit ndaj emergjencave të BE-së është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve anëtare në mënyrë që të koordinojë ardhjet në periudhat vijuese të mundshme të karantinës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments