Koronavirus/Trump parashikon deri në 240,000 vdekje në SHBA



Presidenti Trump dhe mjekët që po këshillojnë qeverinë amerikane mbi përgjigjen e pandemisë federale të martën dhanë një pamje të zymtë për përhapjen e pandemisë së koronavirusit në të gjithë vendin, duke parashikuar një skenar të rastit më të mirë të 100,000 deri 240,000 vdekjeve në Shtetet e Bashkuara dhe duke thirrur të gjithë amerikanët të bëjnë sakrifica shtesë për të ngadalësuar përhapjen e këtij virusi vrastar.
Trump në daljen e tij të rradhës adoptoi një ton të ri më qetësues, duke kundërshtuar shumë nga vlerësimet e tij të mëparshme mbi virusin, udhëzoi amerikanët të vazhdojnë distancimin social, mbylljen e shkollave dhe përpjekjet e tjera për një 30 ditë shtesë dhe të mendojnë për zgjedhjet që ata bëjnë si çështje të jetës dhe vdekjes.
Trump dhe anëtarët e tij të task forcës së krijuar për emergjencën e koronavirusit thanë që praktikat e izolimit të komunitetit në vend për 15 ditët e kaluara kanë funksionuar dhe se zgjatja e tyre është thelbësore. Modelimi matematik i Shtëpisë së Bardhë e paraqitur sugjeron se një veprim i tillë mund të shpëtojë qindra mijëra jetë. Në mungesë të masave, modelet parashikojnë, 1,5 milion deri në 2.2 milion amerikanë mund të vdisnin nga covid-19.
Trump paralajmëroi në konferencën për shtypi se Amerika po përballet me një sprovë të vështirë si asnjëherë më parë. Ai vazhdoi t’i bënte thirrje çdo qytetari që të bëjë “sakrifica” dhe çdo biznes që të përmbushë “detyrën e tij patriotike” për t’u përgatitur për ditë edhe më të vështira që na presin.
“Kjo do të jetë shumë e dhimbshme – shumë, shumë e dhimbshme për dy javë,” tha Trump. Pak pas Prillit, shtoi ai, vendi mund të kalojë përsëri në normalitet me rihapjen e bizneseve dhe njerëzit që kthehen në punë.
“Forca jonë do të testohet, durimi ynë do të provohet, por Amerika do të përgjigjet me dashuri, guxim dhe zgjidhje të hekurt” tha ndër të tjera Trump në deklaratën e tij për shtyp.
Nëse i referohemi qëndrës kërkimore John Hopkins në SHBA aktualisht janë 189 633 të infektuar dhe një numër prej 4081 vdekjesh ku 1096 janë regjistruar vetëm në New York.
Eunews.al

