×
Tuesday, January 21, 2025

Konferenca e Donatorëve, Soreca: Ndërkombëtarët do tregojnë solidaritet për shqiptarët

February 16, 2020


re muaj pas tërmetit shkatërrimtar u mori jetën 51 personave dhe mijëra të tjerë humbën banesat, Bashkimi Evropian do të mbajë një konferencë me donatorë ndërkombëtarë për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit. Konferenca do të mbahet të hënën në Bruksel, ku punimet do të nisin gjatë mesditës me një fjalim të Presidentes së Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen dhe të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama.

Me titullin së bashku për Shqipërinë do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Euronews Albania do të jetë në një transmetim special nga Brukseli dhe nga Tirana.

Pjesëmarrëse do të jenë vendet anëtare të BE, partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues nga vende të tjera si dhe organizata ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare financiare, përfshirë OKB dhe Bankën Botërore.

Deri tani, Komisioni Evropian ka ofruar një grand prej 15 milionë euro për rindërtimin. Për këtë, Presidentja e KE dhe Kryeministri i Shqipërisë do të nënshkruajnë marrëveshje gjatë Konferencës.

Gjatë konferencës, koordinatorja Kombëtare e Vlerësimit të Nevojave të Pas-Katastrofës, Milva Ekonomi do të prezantojë Raportin e Vlerësimit, ndërsa Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj do të paraqesë mekanizmat financiarë për kanalizimin e fondeve të rindërtimit.

Konferenca e Donatorëve do të mbyllet në mbrëmje rreth orës 19:00, ku Komisioneri për Zgjerimin, z. Olivér Várhelyi do të bëjë të ditur përfundimet dhe fondin total që do t’i ofrohet Shqipërisë.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, z. Luigi Soreca shprehet se, tashmë po përgatiten hapat e fundit për konferencën, ku “komunitetit ndërkombëtar do të tregojë solidaritet për shqiptarët”.

Deri tani, Holanda përmes ministrit të Jashtëm, z. Stef Blok ka konfirmuar se do të dhurojë një shumë prej 3 milionë euro për vendin tonë.

“Holanda qëndron krah Shqipërisë pas pasojave të tërmetit dhe do të dhurojë 3 milionë euro për përpjekjet e rindërtimit”, shkruan z. Blok në Twitter.

Reagimi i Holandës vjen edhe për shkak të kritikave të shumta, për mungesën e solidaritet me vendin tonë.

Z. Robert Bosch, ish-ambasador i OSBE-së në Shqipëri dhe i Holandës në Kosovë, pak ditë pas tërmetit evidentonte se, “Holanda e pasur” nuk ishte mes vendeve të solidarizuar.

“Çfarë dreqin po ndodh me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ofruar mbështetje”, shprehej z. Bosch në Twitter.

Ndërkohë, Kryeministri i Kanadasë, z. Justin Trudeau pas një takimi me Kryeministrin, Edi Rama në Mynih, ka konfirmuar se vendi i tij do të jetë pjesëmarrës në Konferencë.

Në raportin e udhëhequr nga Banka Botërore për dëmet e shkaktuaram përllogaritet që fatura të jetë 1 miliard euro në 11 bashkitë e prekura. Bashkia më e prekur cilësohet Durrësi, ku sipas raportit, do t’i nevojiten rreth 310 milionë euro për rindërtimin.

Ndërsa Tirana, që vjen e dyta konsiderohet se ka nevojë për ndërtimin për një shumë prej 303 milionë euro. Më pas bashkia e tretë më e dëmtuar vjen Kruja, dhe më pas Kavaja, Shijaku dhe Vora.

51 persona humbën jetën kurse rreth 1 mijë të tjerë u plagosën pas tërmetit 6,4 ballë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit që lamë pas.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments