Balla uron Shaip Kamberin për rizgjedhjen në Kuvendin e Serbisë

26 Oct 2026 • 15:36
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar Shaip Kamberin për rizgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë, si prijës i listës së bashkuar shqiptare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se Koalicioni Shqiptar, sipas rezultateve paraprake të publikuara mbrëmjen e kaluar, ka marrë 27.230 vota, të cilat, me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në një vlerë llogaritëse prej 36.761 votash.

Balla theksoi se përfaqësimi shqiptar në Kuvendin e Serbisë shkon drejt sigurimit të dy mandateve, ndërsa gara për një mandat të tretë mbetet në fokus.

Reklamë Ola

“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, shkruan Balla, duke vlerësuar rëndësinë e bashkimit politik për përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi.